FOTO/ Serie A nis me ‘lumë’ golash, nuk do ta besoni se cila skuadër merr kreun e renditjes

FOTO/ Serie A nis me ‘lumë’ golash, nuk do ta besoni se cila skuadër merr kreun e renditjes

22:46, 25/08/2019

U luajtën mbrëmjen e sotme gjashtë ndeshje nga java e parë e Serisë A në Itali, ku nuk munguan golat e shumtë.

 “Derbi” i shqiptarëve, ku me Spalin titullar ishte Etrit Berisha, e për Atalantën, Berat Gjimshiti, pa fitues këtë të fundit.

Ekipi i mbrojtësit kuqezi fitoi 2-3 në fushën e Spalit, dhe për më tepër me përmbysje, ku dy golat e fundit u shënuan nga Luis Muriel.

Lazio e Strakoshës debutoi me një fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Sampdorias.

Dopjeta e Çiro Imobiles si dhe goli i Correas, i dhanë 3 pikët e para ekipit të drejtuar nga Inzagi, por edhe kreun e renditjes falë golavarazhit më të mirë nga të gjithë.

Bresha debutoi me një fitore pas rikthimit në elitë. Penalltia e shndërruar në gol nga Donaruma, i dha 3 pikët e para ekipit ku aktivizohet edhe shqiptari Emanuele Ndoj, por që mungon prej një dëmtimi.

Barazim me 6 gola, mes Romës dhe Genoas. Verdhekuqtë ishin plot 3 herë në avantazh me golat e Under, Dzekos dhe Kolarov, por u barazuan po kaq herë nga Pinamonti, Krishito e Kuame.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco