Milani humbi me Udinesen, Giampaolo nuk i kursen kritikat: Sulm steril

Milani humbi me Udinesen, Giampaolo nuk i kursen kritikat: Sulm steril

21:27, 25/08/2019

Marco Giampaolo ishte i zhgënjyer nga loja e skuadrës së tij, pas humbjes ndaj Udineses.

Trajneri i Milanit, pranoi se ka ende shumë punë për të bërë, ku veçanërisht reparti i sulmit nuk i pëlqeu.

“Të humbësh nuk është kurrë e bukur, por ndeshja sot më dha shumë indikacione. E pashë se ku skuadra luan mirë ose jo, bazuar në karakteristikat e lojtarëve. Përtej rezultatit, duhet të analizoj akoma më në detaje lojën e zhvilluar”, u shpreh fillimisht Giampaolo.

Më tej, ai foli për fazën sulmuese të ekipit të tij: “Nuk pashë shenjë përtimi, por qarkullimi i topit duhej të kishte një tjetër rrjedhë në sulm. Ndoshta nuk është faji i djemve, por i karakteristikave që kanë në atë repart. Nuk më pëlqyen lëvizjet e 3 sulmuesve sot. Krijojmë volum, por jemi sterilë në repartin e avancuar. Duhet t’i organizoj më mirë, duke parë edhe cilësitë e tyre”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco