VIDEO/ Atletico Madridit s’i ndahet zakonit, mjaftohet me 1 gol

VIDEO/ Atletico Madridit s’i ndahet zakonit, mjaftohet me 1 gol

21:08, 25/08/2019

Atletico e Madridit ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke mundur Leganesin në transfertë me rezultatin 0-1.

Skuadra e Diego Simeones ka arritur të dalë më fitore nga kjo sfidë, në mënyrën e “preferuar”, duke fituar ngushtë me një gol diferencë.

Në minutën e 71-të të takimit, Joao Felix ka lëvizur bukur jashtë zone, duke asistuar Vitolon, i cili nuk ka falur dhe i ka dhënë golin e triumfit Atleticos së Madridit.

Kështu, skuadra madrilene ndodhet në vendin e dytë me 6 pikë dhe duket se e ka nisur mjaft mirë kampionatin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco