FOTO/ Java e dytë e Superligës do të luhet në mesjavë. Ndeshjet dhe oraret

FOTO/ Java e dytë e Superligës do të luhet në mesjavë. Ndeshjet dhe oraret

19:21, 25/08/2019

Kategoria Superiore mbylli ditën e djeshme javën e saj të parë, por ajo rikthehet shumë shpejt.

Ndeshjet e raundit të dytë janë programuar të luhen në mesjavë, të ndara në dy ditë, të martë e të mërkurë, siç njofton FSHF në faqen e saj zyrtare.

Kështu, java e dytë nis me takimin e ditës së martë, në orën 19:00, mes Tiranës dhe Teutës në “Selman Stërmasi”.

Më pas, të mërkurën e datës 28, do të luhen katër takime të tjera. Tre prej tyre, luhen në orën 16:00, me Laçin që pret Skënderbeut, Partizanin që udhëton drejt Gjirokastrës, si dhe Vllazninë që ndeshet me Bylisin në Ballsh.

Ndeshja e fundit e javës së dytë do të luhet po të mërkurën, por në orën 19:00, mes Flamurtarit e Kukësit, në qytetin e Vlorës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco