Mihajlovic sfidon leuceminë, ngrihet nga shtrati për të drejtuar ekipin

Mihajlovic sfidon leuceminë, ngrihet nga shtrati për të drejtuar ekipin

18:53, 25/08/2019

E pabesueshme por e vërtetë. Sinisha Mihajlovic, pas plot 40 ditësh në spital, duke kryer pjesën e parë të trajtimit ndaj leucemisë, ka lënë sot dhomën e tij dhe ka udhëtuar menjëherë drejt Veronës, ku Bolonja e tij, do të ndeshjet me ekipin vendas.

Sot, tekniku 50-vjeçar do të jetë në stol për të drejtuar djemtë e tij, diçka që ia kishte premtuar, se do të ishte aty për ta në ndeshjen e parë të kampionatit, pavarësisht sëmundjes së rëndë që po lufton.

Edhe një herë tjetër, trajneri serb tregon vendosmërinë dhe kurajën për të fituar, edhe përballë sëmundjeve.

Për më shumë se një muaj, Mihaloviç ka qëndruar në spital duke kryer trajtimet për sëmundjen, por tashmë faza e parë duket se ka përfunduar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco