Moto GP/ Fituesi në pistën e Silverstone shpallet me ‘foto-finish’

Moto GP/ Fituesi në pistën e Silverstone shpallet me ‘foto-finish’

16:53, 25/08/2019

Aleks Rins u shpall fitues i Çmimit të Madh të Anglisë, vetëm pasi ia doli të kalojë Mark Marquez në kthesën e fundit të pistës së Silverstonit, e ku fitorja u akordua me “foto-finish”.

Piloti i Suzukit, dueloi fort me spanjollin e Hondës nga xhiro e parë deri tek e fundit, duke dhuruar spektakël në pistë, por në fund ishte Rins që ia doli të rrëmbente vendin e parë.

I treti, u rëndit Maverik Vinjales i Jamahës. Drithërima pati që në fillim, ku Doviciozo u rrëzua, dhe doli jashtë piste, ndërsa italiani i Dukatit përfundoi për kontroll në qendrën shëndetësore.

Vetëm vendi i katërt për Valentino Rosin, që u dorëzua shpejt, dhe u kaluar edhe nga shoku i tij i skuadrës.

Edhe pse e mbylli i dyti ditën e sotme, Marquez vazhdon të jetë në krye të renditjes së përgjithshme, me 250 pikë, plot 78 më shumë se Doviciozo i vendit të dytë, që sot nuk grumbulloi asnjë pikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco