FOTO/ Juventusi mund ta fitojë Serie A me rezervat, shihni çfarë emrash janë në stol

FOTO/ Juventusi mund ta fitojë Serie A me rezervat, shihni çfarë emrash janë në stol

16:13, 25/08/2019

Stoli i rezervave të Juventusit, në fitoren e djeshme 1-0 ndaj Parmës, mund të paraqiste një ekip serioz për titullin e Serisë A.

Kampionët italianë kishin 12 zëvendësues në stol dhe një nga ata përfshinte legjendën e klubit, Gianluigi Buffon, i cili u bashkua përsëri me klubin këtë verë.

Pra, porta sigurohet me Buffon, por nuk ka probleme as në mbrojtje.

Në stol dje ndaj Parmës ishin Danilo, Merih Demiral, por edhe blerja më e shtrenjtë, Matthijs de Ligt.

Mesfushorët rezervë ishin Adrien Rabiot, Emre Can dhe Rodrigo Bentancur, së bashku me Juan Cuadrado dhe Federico Bernardeschi, duke ofruar mundësi për krahët.

Trajenri Sarri kishte lënë në pankinë edhe Mandzukic e Dybala, dy prej lojtarëve më të mirë që në çdo ekip do të ishin titullarë të padiskutueshëm.

Dhe, duke parë këto emra, tifozët në rrjetet sociale kanë shprehur mendimet e tyre, se Juventusi mund ta fitonte titullin e Serie A edhe me stolin e rezervave.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco