Bayern Munchen merr përgjigjen përfundimtare nga Timo Werner

Bayern Munchen merr përgjigjen përfundimtare nga Timo Werner

15:57, 25/08/2019

Bayern Munchen prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi dhe ka shfaqur interes për lojtarin e Leipzig, Timo Werner.

Sulmuesi gjerman pëlqehet shumë nga drejtuesit bavarezë, të cilët kanë nisur kontaktet e parë me klubin e tij.

Gjithsesi lojtari do të qëndrojë te Leipzig, pasi ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2023.

Lojtarit i skadonte kontrata me klubin e tij vitin e ardhshëm dhe rrezikonin ta humbnin atë me kosto zero.

Megjithatë tani kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës, dhe 23-vjeçari do të jetë i lidhur me Leipzigun edhe për 4 vitet e ardhshme.

Werner ka hyrë në sezonin e 4-t me klubin gjerman dhe në 3 sezonet e mëparshme ka zhvilluar 114 ndeshje, ku ka shënuar 61 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco