Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Aksident i frikshëm në pistën e Silerstone, motori përfshihet nga flakët

VIDEO/ Aksident i frikshëm në pistën e Silerstone, motori përfshihet nga flakët

15:05, 25/08/2019

Një aksident i rëndë u regjistrua në fillimin e garës së Moto GP në Silverstone.

Yamaha e Fabio Kuartararos dhe Andrea Dovicioso u përplasën mes tyre, e të dy pilotët përfunduan dhunshëm në tokë.

Motori i Doviciozos u përfshi nga flakët pas përplasjes, ndërsa vetë piloti për shkak të plagëve të marra gjatë rrëzimit, është marrë me makinë dhe është dërguar pranë një qendre mjekësore. Ndërkohë  Kuartararos,  nuk pati probleme, dhe u ngrit menjëherë në këmbë.

Image

Për sa i përket fituesit të garës, Aleks Rinz triumfoi përballë Maquez në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe në pistën e Silverstonit .

Sakaq, Rosi u nis nga vendi i dytë por nuk ishte në gjendje të ruante ritmin e pilotëve të tjerë, ndërsa u parakalua edhe nga shoku i skuadrës Vinjales, duke e mbyllur garën në vendin e katërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco