Kush është më i mirë Messi apo Ronaldo? Përgjigjen e jep superkompjuteri

Kush është më i mirë Messi apo Ronaldo? Përgjigjen e jep superkompjuteri

14:48, 25/08/2019

E gjithë bota e futbollit është e ndarë, kur bëhet pyetja: se cili është më i mirë Messi apo Ronaldo?

Janë dy lojtarë që kanë bërë histori në futboll dhe është shumë e vështirë të përcaktosh si cili është më i miri.

Por shkenca nuk kënaqet thjesht me perceptime apo apo qëndrime subjektive, ndaj dëshiron t’i japë një përgjigje kësaj pyetjeje.

Sipas hulumtuesve të KU Leuven University (Belgjikë) dhe shoqërisë holandeze SciSports, e specializuar në nxjerrjen e të dhënave dhe statistikave, më i mirë është Lionel Messi.

Kërkimi ka marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet e sezoneve 2013-2018, duke vlerësuar një parametër të quajtur VAEP (Valicing Actions by Estimating Probabilities), ku merren në konsideratë gjuajtjet, pasimet, driblimet, përplasjet dhe gjithçka tjetër që një futbollist bën në fushën e blertë për të ndikuar në rezultat si me veprimet sulmuese dhe me ato mbrojtëse.

Përfundimi i këtij kërkimi është: Messi ka një mesatare 1.21 VAEP për ndeshje, ndërsa Cristiano Ronaldo është ndalur në 0.61.

KU Leuven University bën të ditur se vlerësimet për Messin dhe Ronaldon kanë qenë të përafërta në tre sezonet e para, por pas 2015/16, argjentinasi ka nisur shkëputjen, duke lënë pas rivalin e përjetshëm.

Përfundimisht, sipas këtij studimi, kapiteni i Barcelonës ka ndikim më të madh në skuadër sesa “ylli” aktual i Juventusit në tërësi, jo vetëm në zonën e golit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Maloku25/08/2019 15:18

Pele dhe Maradona. Vijne Ronaldo - fenomeni, Zidane e Ronaldinjo. Me pas Mesi e Ronaldo. Keta jane me te miret e me te mireve ne bote. Super per mua eshte Zidane.

Shto koment

Denonco