Paul Pobga ka një përgjigje për fyerjet raciste: Paraardhësit e mi kanë vuajtur që brezi im të jetë sot i lirë

Paul Pobga ka një përgjigje për fyerjet raciste: Paraardhësit e mi kanë vuajtur që brezi im të jetë sot i lirë

14:33, 25/08/2019

Ky fillim sezoni nuk ka nisur në mënyrën e duhur për Paul Pogba. Francezi  ra pre e fyerjeve raciste në rrjetet sociale nga tifozët e United pasi humbi penalltinë ndaj Wolverhapton të hënën e kaluar.

Por së fundmi Pogba ka vendosur që t’iu përgjigjet fyerjeve që erdhën në drejtim të tij. Në rrjetet sociale mesfushori postoi një fotografi në të cilën mbante një fëmijë në duar e në sfond ishin paraardhësit e tij. Me anë të kësaj fotoje ai vendosi që t’iu dërgoi një mesazh personave të cilët e kishin ofenduar.

"Paraardhësit e mi dhe prindërit e mi kanë vuajtur që brezi im të jetë sot i lirë, të punojë, të marrë autobusin, të luajë futboll. Fyerjet raciste janë injorancë dhe mund të më bëjnë vetëm më të fortë dhe të më motivojnë të luftoj për gjeneratën e ardhshme,  "ishin fjalët e Pogba.

 

 


 

 

Gjithashtu pre e fyerjeve raciste ra dhe Marcus Rashford i cili gaboi penalltinë ndaj Crystal Palaces.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco