Montella i acaruar me arbitrat : Janë 5 gjyqtarë që marrin vendime dhe askush nuk guxoi ta përdorë VAR

Montella i acaruar me arbitrat : Janë 5 gjyqtarë që marrin vendime dhe askush nuk guxoi ta përdorë VAR

13:27, 25/08/2019

Skuadra e Fiorentinës u mposht mes polemikave nga Napoli me rezultatin 3-4 . Penalltia e fituar nga Driz Mertens shkaktoi shumë zemërim në kampin “Viol”.

Zëmërimin nuk arriti ta përmbante as tekniku i Fiores, Vincenz Montella,  të cilit  i japin plotësisht të drejtë:

“Nuk meritonim ta humbnim në asnjë moment këtë ndeshje,  nuk e kishim ne fajin. Prandaj, po ju pyes: A mund të ma shpjegojë njeri se ku e panë këta arbitra që ndaj Mertensit kishte penallti?! Kryesori Masa tha se pa faull, por VAR-i për çfarë duhet atëherë?! Ai i Mertensit është një simulim i pastër dhe pikë.

Por, ajo që më habit më shumë, është se askush nuk thotë asgjë. Këtë gabim do ta kisha pranuar, nëse nuk do të ekzistonte teknologjia, por tashmë që ajo është pjesë e lojës, absolutisht jo.

Janë 5 arbitra që marrin vendime mes fushës dhe VAR-it. Por, si ka mundësi që asnjë nuk kërkoi ta përdorte atë?! Vjet është masakruar Kieza si simulues. I kam dëgjuar nga njerëz që kanë lidhje me sportin dhe nga të tjerë që flasin në ajër. Por, po ju them, Kieza nuk simulon, ndonjë tjetër po”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco