Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

FOTO/ Hoteli i Juventus hap dyert plotësisht, ja pamjet brenda tij

FOTO/ Hoteli i Juventus hap dyert plotësisht, ja pamjet brenda tij

11:13, 25/08/2019

Ditën e djeshme skuadra e Juventus në faqen e saj zyrtare  njoftoi se “J Hotel’ ka hapur dyert për publikun.

I ndërtuar në hapësirën pranë kompleksit stërvitor dhe stadiumit “Allianz Stadium” të Torinos, hoteli ka një hapësirë prej 11.200 metrash katrorë dhe ka 4-tër yje.

Hoteli është bashkëkohor , mikpritëse dhe ekskluziv , i cili është në gjendje të përmbushë pritjet jo vetëm të tifozëve të futbollit, por edhe për ata që kërkojnë komoditet dhe funksionalitet.

Nuk mungon luksi në 138 dhomat e hotelit, ashtu si edhe në sallat e konferencave dhe SPA-të, ndërsa në brendësi është edhe një hotel me kapacitet prej 200 personash.

Klubi i Juventusit ka 40% të pronësisë së “J Hotel”, ku strehohen futbollistët ‘bardhezinj ‘që nuk kanë gjetur akoma rezidencën e tyre si Rabiot, Ramsey dhe vetë trajneri Maurizio Sarri, por edhe e gjithë skuadra, në rastet e grumbullimeve para ndeshjes.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco