Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Valverde fton një 16 vjeçar për të zëvendësuar Lionel Messin

Valverde fton një 16 vjeçar për të zëvendësuar Lionel Messin

09:31, 25/08/2019

Ernesto Valverde ka ftuar te skuadra e Barcelonës për takimin me Real Betisin në La Liga, 16-vjeçarin Ansu Fati, ndeshje e cilia zhvillohet sonte në mbrëmje.

Fati, i cili luan si sulmues në skuadrën e të rinjve të Barcës, Juvenil A, është stërvitur me ekipin e parë vetëm javën që lamë pas.

Lëndimet e Lionel Messit, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele kanë krijuar hapësirë në skuadrën e Valverdes, dhe të rinjtë si Fati dhe Abel Ruiz duhet ta justifikojnë besimin e trajnerit.

Sipas Mundo Deportivo, Fati i është bashkuar akademisë La Masia në vitin 2017.

Nëse Fati luan kundër Betisit të dielën, ai do të bëhet lojtari i dytë më i ri që paraqitet për Barcelonën në një ndeshje zyrtare në histori të klubit.

Vincente Martinez është lojtari më i ri që është paraqitur ndonjëherë për Barçën, ndërsa Messi vjen i pesti në listë. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco