Inter dëshiron me patjetër Milinkovic – Savic, ofron dy lojtarë për të marrë shërbimet e tij

Inter dëshiron me patjetër Milinkovic – Savic, ofron dy lojtarë për të marrë shërbimet e tij

08:53, 25/08/2019

Në ditët e fundit të merkatos Inter do të provojë të marrë shërbimet e Milinkovic- Savic.

Milano-Firence-Romë, një rrugë lineare, që fsheh një seri “komplotesh” tregu në futbollin italian. Kjo rrugë ngjan me një vorbull operacionesh, që synojnë të ringjallin javën e fundit të merkatos.

Vëmendja e Interit mbetet shumë e lartë karshi asaj që po ndodh në shtëpinë vjollcë. Interesi për Biraghi është gjithmonë konstant. Java e ardhshme mund të jetë e duhura për akordin përfundimtar (në tryezë mbetet propozimi i shkëmbimit me Dalbert).

Duke zbritur disa kilometra më tej, në jug të Italisë, zikaltrit mbajnë nën vëzhgim edhe situatën te Lazio, ku Milinkovic-Savic mund të përfaqësojë goditjen e minutës së fundit. Për këtë gjë po punon Beppe Marotta.

Interi duket i vendosur për gjigantin serb. Për t’i siguruar shërbimet e tij do të përfshinte në operacion edhe dy lojtarë: Politano e Gagliardini. Kuptohet, ana financiare do të pëbënte “pjesën e luanit” në marrëveshje. Paratë duhet të jenë çelësi i mposhtjes së rezistencës bardhekaltër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco