Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Carlo Anceloti shfaqet i nervozuar me tifozët e Fiorentinës: Sot të gjithë ata pas pankinës ishin mbledhur për të më...

Carlo Anceloti shfaqet i nervozuar me tifozët e Fiorentinës: Sot të gjithë ata pas pankinës ishin mbledhur për të më...

08:19, 25/08/2019

Carlo Ançeloti njihet si një nga personazhet më të qetë të botës së futbolli ndaj për shumëkënd janë dukur të çuditshme momentet e fundit të ndeshjes mes Napolit dhe Fiorentinës ku ai iu kthye tifozëve vendas të skuadrës së qytetit të Firences. Trajneri i nervozuar shkëmbeu disa fjalë me tifozët, të cilët sipas shpjegimit të tij, e kishin tepruar me fyerjet jo vetëm kundër skuadrës napolitane.

“Unë kam dëgjuar fyerjet që kanë bërë kundër meje dhe nuk ishin territoriale, por personale. Ishte një turp. Dhe kjo është një tifozeri të cilën simpatizoj, pasi babai im ishte një tifoz i madh i Fiorentinës. Sot të gjithë ata pas pankinës ishin mbledhur për të më fyer.

Unë nervoz? Nuk e kam humbur kurrë qetësinë, por në fund të ndeshjes, pas 90 minutash fyerje, i lejova vetës që t’u tregoja atyre pak injorantëve që ishin direkt pas pankinës që kishte shkuar ora që të ktheheshin në shtëpi. Mëkat, pasi Fiorentina ka tifozë të mëdhenj”, ishin fjalët e trajnerit të Napolit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco