'Për fat të mirë gabova: ai është një nga lojtarë më inteligjentë që kam njohur'

'Për fat të mirë gabova: ai është një nga lojtarë më inteligjentë që kam njohur'

09:26, 24/08/2019

Manchester City të dielën zhvillon ndeshjen e radhës në Premierligë kundër Bournemouth, dhe kjo ndeshje do të jetë veçanërisht e rëndësishme për David Silvan.

Për mesfushorin 33 vjeçar do të jetë ndeshja e 400 jubilare në elitën e futbollit anglez.

Silva ishte pjesë e Valencias nga viti 2004 deri në vitin 2010, ndërsa te Manchester City është transferuar nëntë vjet më parë.

33 vjeçari e ka vendosur veten si një nga mesfushorët më të mirë të epokës së tij, duke qenë lojtari kryesor i Man City gjatë këtyre viteve, dhe është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Guardiolas, i cili edhe e ka pranuar se nëntë vjet më parë nuk ka besuar se Silva do të ketë sukses në futbollin anglez.

“Për imazhin që kisha unë për futbollin anglez mu dukë sikur Silva do të vuante por për fat të mirë gabova. Ai është një nga lojtarët më inteligjent që kam njohur.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco