Gjici: Jam i kënaqur me fitoren, merkatoja u mbyll me Abazajn

Gjici: Jam i kënaqur me fitoren, merkatoja u mbyll me Abazajn

23:31, 23/08/2019

Presidenti i klubit të Kukësit, Safet Gjici është shprehur i kënaqur pas fitores ndaj Partizanit në javën e parë të Superligës Shqiptare.

Në një reagim për “Supersport”, Gjici konfirmon se Abazaj është goditja e fundit në merkaton e verës.

Si e patë ndeshjen e sotme ndaj Partizanit?
Ishte ndeshje e vështirë, të cilën Partizani mund ta barazonte, por fati ishte me ne. Ekipi nuk është ende në formën e vet më të mirë dhe disa lojtarë ende nuk janë futur me ekipin, por me rëndësi ishte që e nisëm mbarë.

Sa i kënaqur jeni nga ekipi?
Jam i kënaqur, sepse fituam me Partizanin. Ata janë kampionë dhe duhen vlerësuar, por pres më shumë nga ekipi. Kemi bërë një merkato të mirë dhe fillimi i mbarë besoj është gjysma e punës. Kampionati është i gjatë gjithsesi.

Sa besim keni se ky sezon do jetë më i mirë se vjet?
Ne do e vlerësojmë si në ndeshjen e parë, çdo javë të kampionatit, deri në fund. Kampionati është i gjatë dhe i fortë, ekipet janë përforcuar, sidomos 4-5 nga to, por jam i bindur që do jetë sezon më i mirë.

Ka më goditje në merkato?
Besoj se Abazaj është goditja e fundit. Duro nuk ka më nevojë, sepse ka organikën e plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco