ZYRTARE/ Tjetër largim nga Bajerni, 'ylli' mbërrin te klubi i ri për testet mjekësore

ZYRTARE/ Tjetër largim nga Bajerni, 'ylli' mbërrin te klubi i ri për testet mjekësore

23:13, 23/08/2019

Renato Sanches është i larguari i radhës nga Bajerni i Mynihut.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Bayern Munich në Twitter, ndërsa Karl-Heinz Rummenigge ka deklaruar se Sanches ka kërkuar largimin sepse dëshironte t’i bashkohej një klubi ku do të luante rregullisht, shkruan SYRI.net.

Pasditen e së premtes talenti portugez ka mbërritur në Francë për të nënshkruar me klubin e Lille-s.

Lojtari ka rënë dakord për të firmosur kontratën 5-vjeçare me klubin e Lilles të cilët kanë derdhur në arkat e Bajernit 25 milionë euro përfshirë bonuset.

Kujtojmë se Sanches te Bayern Munich është transferuar në kohën e Carlo Ancelottit, në vitin 2016.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco