Këmbëngul Juventusi, zbulohet oferta e majme për Icardin

Këmbëngul Juventusi, zbulohet oferta e majme për Icardin

22:58, 23/08/2019

Gara ndërmjet Juventusit dhe Napolit për Icardin shumë shpejt do të përfundojë.

Jo vetëm për shkak të kohës, por gjithashtu për shkak se Napoli i ka përshpejtuar përpjekjet për transferimin e sulmuesit argjentinas, shkruan “Tuttosport”.

Në fakt, bordi i Napolit po shpreson që Interi do t’ia mbyllë derën Juventusit që gjithashtu është i interesuar për Icardin.

Pavarësisht kësaj, bardhezinjtë po planifikojnë të përgatisin një ofertë më 1 shtator që arrin vlerën 30 deri 40 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco