Start i keq/ Trajneri i Partizanit: Ja arsyeja e humbjes ndaj Kukësit

Start i keq/ Trajneri i Partizanit: Ja arsyeja e humbjes ndaj Kukësit

21:30, 23/08/2019

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda ka folur pas humbjes ndaj Kukësit në javën e parë të Superligës Shqiptare.

Në një reagim për mikrofonin e “Supersportit”, tekniku italian tha se ekipi i tij gaboi shumë gjatë pjesës së parë.

Çfarë ndryshoi nga ndeshja e Supërkupës, te kjo e sotmja?

Kukësi bëri një pjesë të parë më të mirë, ne e bëmë të dytën. Ata bënë një gol, ne jo. Ata e ndërtuan lojën në gabimet që bëmë ne. Bëmë shumë gabime. U munduam t’i rikuperojmë në pjesën e dytë, por ka qenë e vështirë.

Të humbasësh në javën e parë, e vendos ekipin në presion?

Takimi u vendos nga një penallti, e më duket shumë e dyshimtë. Për sa i përket lojës, humbja është njësoj, si ndeshjen e parë, edhe të dytën apo një tjetër. Disa lojtarë të mitë nuk ishin rikuperuar.

Telushi ishte vetëm në fushë, pa ndihmë nga Kordeiro apo Broja. Çfarë nuk funksionoi me të në pjesën e parë?

Kemi bërë shumë gabime në pjesën e parë. Anësorët ishin më lart se duhet, dhe Kukësi merrte iniciativën në disa gabime tonat në pasim. Në pjesën e dytë përmirësuam shumë gjëra, bëmë dhe shtyllë. Është nga ato ndeshje që nuk ka shumë raste, dhe ne nuk i shfrytëzuam. Por, edhe Kukësi, përveç penalltisë, nuk bëri shumë në sulm.

Loja jo e mirë…

Në pjesën e parë nuk bëmë lojë të mirë, por në të dytën ekipi më pëlqeu, kundër një ekipi si Kukësi që ka lojtarë cilësorë në ekip.

Luani me 3 qendërmbrojtës, dhe doni ta ndërtoni lojën nga poshtë. A funksionon kjo gjë te dy mbrojtësit e tjerë përveç Boldorit? Boldor do ishte mirë të luante në të majtë, meqë luan me këmbën e majtë?

Boldor luan edhe në të majtë, por mund t’i bëjë të gjitha. Më ka pëlqyer aty ku e kam vendosur. Të 3 qendërmbrojtësit më kanë pëlqyer, por kemi stonuar në lojtarët e krahut, që ngjiteshin në mesfushë.

Kartoni i kuq i Solomon…

Nuk e di nëse e ka prekur me kokë. Por, arbitri e ka parë më mirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco