VIDEO/ Kukësi 'hakmerret' ndaj Partizanit, kampionët e nisin keq Superligën

VIDEO/ Kukësi 'hakmerret' ndaj Partizanit, kampionët e nisin keq Superligën

21:01, 23/08/2019

Kukësi ka mposhtur Partizanin në sfidën hapëse për sezonin e ri në Kategorinë Superiore.

Verilindorët fituan me rezultatin 1-0 përballë të kuqve pasi në minutën e 39’ Vasil Shkurtaj u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e parë përfundon në avantazhin e Kukësin, ndërsa edhe në fraksionin e dytë të lojës Partizani i Lerdës nuk kishte ide të qarta për të shënuar.

Kukësi sot ishte më agresiv dhe më kërkues, duke rrezikuar me shpejtësi në çdo moment kur dukej se të kuqtë po diktonin ritmin e tyre me kundërsulme të shpejta.

Vlen të theksojmë që në minutën e 63′ arbitri nxjerr dy kartona të kuq për shkak të gjesteve antisportive! Ndëshkohen Bruno Lulaj për Kukësin dhe Solomon i Partizanit. Sulmuesi i kuq godet me kokë mbrojtësin e Kukësit, teksa ky i fundit e shtyn. Nuk fal gjyqtari Jorgji, që i largon të dy nga fusha.

Kukës merr kështu 3 pikët e para në Superligë duke u konfirmuar si skuadra favorite për të fituar titullin kampion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco