Abazaj rikthehet në Superligë: Javën tjetër jam në fushë, jap maksimumin...

Abazaj rikthehet në Superligë: Javën tjetër jam në fushë, jap maksimumin...

20:05, 23/08/2019

Afrimi më i fundit i Kukësit, Kristal Abazaj, nuk ia doli të jetë i gatshëm për trajnerin Shpëtim Duro në ndeshjen e parë ndaj Partizanit, për disa çështje të dokumentacioneve.

Sulmuesi është i pranishëm në “Elbasan Arena” për të ndjekur ndeshjen hapëse mes verilindorëve dhe Partizanit kampion në fuqi, ndërsa gjeti kohën edhe për një intervistë të shkurtër për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Tani mund të themi se jeni një lojtar i Kukësit?
Po normalisht, pasi po presim vetëm miratimin e klubit të Anderlechtit, që pritet të vijë këto ditë dhe nga dita e hënë do të jem në dispozicion të trajnerit Duro.

Cili është objektivi juaj për këtë sezon?
Unë jam gati të punoj dhe të bëj më të mirën për të arritur objektivat e klubit. Shpresojmë të fitojmë titullin kampion, por duhet t’i marrim ndeshjet me radhë.

Ikët pa fituar titullin sezonin e kaluar dhe tani e keni sërish këtë mundësi…
Në fakt unë mund ta quaj titull kampion atë ecuri të Luftëtarit dy sezone më parë, që nga zona e rënies, ia dolëm të shkojmë në kupat e Europës.

Titull kampion në Shqipëri?

Edhe futjen e Luftëtarit do e quaja titull. Tani, shpresoj edhe me Kukësin për kampion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco