Konfirmohet çmenduria/ Lionel Messi firmos në Kategorinë e Tretë norvegjeze!

Konfirmohet çmenduria/ Lionel Messi firmos në Kategorinë e Tretë norvegjeze!

19:15, 23/08/2019

Është çmenduri por një fakt i vërtetë: Lionel Messi ka firmosur me ekipin e IK Junkeren, skuadër që militon në Kategorinë e Tretë norvegjeze

Nuk bëhet fjalë për “yllin” e Barcelonës, por për një 16-vjeçar që ka ndryshuar emrin e tij në nder të 5 herë fituesit të “Topit të Artë”.

Daniel Are Knutsen është futbollist dhe idhulli i tij është Lionel Messi. Ai vendosi që të ndryshonte identitetin e tij me shpresën se do të fitonte famë për të siguruar një kontratë si profesionist dhe në fund ia doli mbanë.

“E kisha në plan për të ndryshuar emrin prej disa kohësh. Messi është idhulli im më madh dhe do të mundohem shumë që të luaj me mënyrën e tij, por sigurisht që talenti im nuk është aq i madh”, – tha Messi i ri i planetit.

Trajneri i IK Junkeren e mori me shaka këtë lëvizje duke deklaruar: “Tani do të jemi në kërkim të Cristiano Ronaldos”.

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco