Merkato/ PSG dhe Juventus negociata për shkëmbimin e lojtarëve!

Merkato/ PSG dhe Juventus negociata për shkëmbimin e lojtarëve!

18:07, 23/08/2019

Juventusi dhe Paris Saint-Germain po përgatitet për një shkëmbim të madh në merkato.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur për disa takime mes drejtuesve të klubit nga Torino dhe atij nga Parisi.

Shumë emra të njohur si Neymar, Emre Can, Paulo Dybla, Julian Draxler dhe Angel Di Maria janë përfolur se do të ndryshojnë skuadër.

Megjithatë, tani ka dalë në skenë një ide interesante. Sipas gazetës italiane “Tuttosport”, në tavolinën e diskutimeve po përflitet një shkëmbim në mes të dy mesfushorëve të njohur.

Bëhet fjalë për Miralem Pjanic i cili pëlqehet shumë nga PSG, ndërsa në krahun tjetër Juventusi pëlqen italianin Marco Verratti.

Gjithçka është në fazën e bisedimeve dhe gjatë ditëve të ardhshme mund të ketë lëvizje zyrtare nga dy kampet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco