Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Trajneri jep dorëheqjen para debutimit në Superligë, çudira shqiptare me...

Trajneri jep dorëheqjen para debutimit në Superligë, çudira shqiptare me...

17:00, 23/08/2019

Nuk kanë fund çudirat te Luftëtari i këtij sezoni.

Vetëm 1 ditë para ndeshjes debutuese në kampionat ndaj Tiranës, bluzinjtë kanë ndryshuar trajner. Klevis Dalipi i cili kishte rreth 1 muaj që stërviste Luftëtarin është larguar nga stoli i skuadrës gjirokastrite duke dhënë dorëheqjen pas disa mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit.

'Supersport' shkruan që në vend të ish-trajnerit të Partizanit te bluzinjtë është emëruar menjëherë Klodian Duro, i cili në këto 3 javë e gjysmë ka mbajtur rolin e drejtorit sportiv te Luftëtari. Largimi i Dalipit një ditë para startit të kampionatit ka ardhur si një rrufe në qiell të hapur.

Drejtuesit e Luftëtarit nuk kanë arritur marrëveshjen mbi termat e kontratës dhe kjo është arsyeja që mëngjesin e kësaj të premteje, 43-vjeçari nga Elbasani ka braktisur skuadrën.

Tashmë detyrën e vështirë për të ringritur Luftëtarin do ta ketë ish-mesfushori i kombëtares shqiptare Klodian Duro.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco