Zidane: Kaylor është i rëndësishëm për ne, Neymar? Gjithçka mund të ndodhë deri në 2 shtator

Zidane: Kaylor është i rëndësishëm për ne, Neymar? Gjithçka mund të ndodhë deri në 2 shtator

13:56, 23/08/2019

Zinedine Zidane dha një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Valladolid.

Francezi si gjithmonë nuk preferoi që të flasë për transferimet e reja, por u përqendruan vetëm tek lojtarët që ka në dispozicion.

Valladolid? "Para së gjithash jemi të entuziazmuar që do të kthehemi në shtëpinë tonë.  Nuk ka ndeshje të vogël, dhe ne e dimë që ata janë një ekip i guximshëm".

Kaylor Navas? "Është një lojtarë i rëndësishëm për ne, dua që Kaylor të qëndrojë me ne".

Naymar? "Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme. Gjithçka mund të ndodhë deri në 2 shtator, kjo është arsyeja që unë fokusohem vetëm tek ndeshja e radhës dhe nuk fokusohem shumë në treg. Nuk e di çfarë do të ndodhë, e vetmja gjë që di është se nesër do luajmë kundër Valladolid".

Bale? "Ai është një lojtarë i mirë, gjëja më e rëndësishme është se ai ka shfaqur dëshirën që të qëndrojë dhe do të qëndrojë".

Kubo? "Ne duam më të mirën për kubon, me transferimin tek Mallorca ai do të ketë më shumë minuta në dispozicion".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco