ZYRTARE/ Flamurtari nënshkruan me futbollistin afrikan

ZYRTARE/ Flamurtari nënshkruan me futbollistin afrikan

09:09, 23/08/2019

FC Flamurtari ka bërë disa zyrtarizime, Valdo Zeqaj është bërë pjesë e klubit vlonjat, duke iu bashkuar skuadrës nga akademia e të cilit kishte dalë mbrojtësi i cili ka shëtitur disa klube në kampionatin tonë.

Image

Ndërkohë emri që bie në sy është Iv Benua Bationo nga Bregu i Fildishtë. Lojtari është një mesfushor qendre 25-vjeçar, karriera e të cilit nuk ka qenë edhe aq e suksesshme pavarësisht një CV-je që e sheh pjesë të skuadrave si Parma, Peruxhia, Nim, Tutokuoio apo Verona.

Image

Në fakt, gjatë gjithë karrierës së tij, Bationo është dhënë vazhdimisht huazim nga klubet që kanë pasur në pronësi kartonin e tij, pa gjetur thuajse në asnjë vend sistemim dhe rezulton se periudha më e suksesshme e karrierës së tij ishte 4 vite më parë kur luajti 10 ndeshje me San Marinon në kategorinë e katërt italiane. 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco