Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Tifozët e Liverpool mbështesin Xherdan Shaqirin

Tifozët e Liverpool mbështesin Xherdan Shaqirin

08:51, 23/08/2019

Edhe pse Xherdan Shaqiri nuk gëzon besimin e trajnerit Jurgen Klopp, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për tifozët.   

Shaqiri, vazhdon të mbetet i veçantë për tifozët e Liverpoolit.

27 vjeçari edhe në këtë fillim të sezonit, duket se nuk do të ketë në dispozicion minuta nga trajneri Jurgen Klopp, që po i beson shumë më shumë treshes Firmino – Mane – Salah.

Të mërkurën pasdite Liverpooli në faqen e vet në Twitter postoi një video të Sadio Manes, Joel Matipit dhe Shaqirit duke treguar shkathtësitë e tyre.

Video mori një numër të mesazheve të tifozëve të Liverpoolit që kanë treguar përkrahje për Shaqirin. Ata kanë kërkuar që Shaqiri të aktivizohet në fundjavë ndaj Arsenalit. “ Shaqiri duhet të luajë”, ka qenë një nga thirrjet e tifozëve.

Shaqiri gjatë kësaj vere jo pak herë ka qenë i përmendur për një largim nga Liverpool, dhe së fundi raportohej për një interesim të Monacos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco