Fitore të pabesueshme në Torino, Wolves pranë kualifikimit historik

Fitore të pabesueshme në Torino, Wolves pranë kualifikimit historik

23:08, 22/08/2019

Wolverhampton ka marrë fitore shumë të rëndësishme ndaj Torinos në përballjen e vlefshme për “play-off”-in e Europa Leagues.

Miqtë fituan me rezultatin 2-3 duke e bërë shumë më të lehtë ndeshjen e dytë e cila zhvillohet në Angli.

Golin e parë e shënoi Bremer në minutën e 43-të, i cili realizoi në portën e vet duke i dhënë avantazhin Wolvesit.

Pjesa e dytë dhuroi spektakël. Jota shënoi për ta dyfishuar në minutën e 59-të, para se De Silvestri ta ngushtonte avantazhin e anglezëve dy minuta më pas.

Jimenez e riktheu avantazhin e dyfishtë në minutën e 72-të, ndërsa në fund të takimit Belotti shënoi nga penalltia për Torinon për t’i mbajtur gjallë shpresat e italianëve për një kualifikim të mundshëm.

Nëse e arrin kualifikimin, Wolves do ta shkruajë historinë, pasi asnjëherë më parë nuk kanë qenë pjesëmarrës në grupet e Champions Leagues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco