Andre Silva bllokon merkaton e Milanit, Sportingu në 'Pole Position'

Andre Silva bllokon merkaton e Milanit, Sportingu në 'Pole Position'

22:23, 22/08/2019

Andre Silva është kthyer në problem tek skuadra e Milanit

Nga e ardhmja e sulmuesit portugez do të varet edhe kalimi ose jo i Angel Correas te Milani. Problemi qëndron te fakti se ish-sulmuesi i Portos pasi nuk u transferua dot te Monaco nuk kërkon të largohet por dëshiron të qëndrojë për të treguar vlerat e tij te Milani.

Nëse vendos të largohet sulmuesi i kombëtares portugeze do ta bënte këtë vetëm për t’u transferuar te Sportingu i Lisbonës.

Ndërkohë Sportingu i Lisbonës është i gatshëm ta marrë Silvan vetëm në formë huazimi, operacion ky që nuk i shkon aspak përshtat Milanit, që kërkon ta shesë me çdo kusht kartonin e portugezit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco