Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Ish-trajneri i Gjermanisë ‘shkatërron’ Coutinhon: Një futbollist për stolin rezervë!

Ish-trajneri i Gjermanisë ‘shkatërron’ Coutinhon: Një futbollist për stolin rezervë!

20:00, 22/08/2019

Transferimi i Philipe Coutinhos te Bayern Munich është parë si një ndër operacionet më bombastike në futbollin gjerman këto vitet e fundit.

Por jo të gjithë janë dakord për investimin që kampionët kanë bërë, si për sa i përket rrogës, ashtu edhe formula për ta blerë për thuajse 120 mln euro pas një viti.

Berti Vogts, ish-trajneri i Gjermanisë dhe ish-mbrojtës i kombëtares, me të cilën ka fituar Botërorin në vitin 1974, nuk e mendon kështu.

"Dua t'iu bëj një pyetje: sipas jush, si ka mundësi që një futbollist largohet nga një nga klubet më të rëndësishme në botë, si Barcelona, në moshën 27 vjeç? Ju përgjigjem unë: Sepse hoqi dorë të tregonte veten aty. Nuk është fenomen, por një futbollist që në Katalonja bënte rezervën".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco