FOTO/ Atak kardiak, vdes atletja e rekordeve

FOTO/ Atak kardiak, vdes atletja e rekordeve

19:46, 22/08/2019

Atletja ruse Margarita Plavunova ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak gjatë stërvitjes.

Ditën e enjte shpresa olimpike e Rusisë, u gjet e pajetë pranë një rruge në distriktin Morshansky të Tambovit, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.

Vdekja e Plavunova u konfirmua më vonë nga Federata Ruse e Atletikës, ndërsa Trajneri i saj, Elena Menilkova, tha se 25-vjeçarja nuk ishte ndjerë mirë prej disa ditësh.

Plavunova ishte kampione kombëtar dhe mori pjesë në garat me pengesa 60 dhe 100 metra. Ajo garoi për herë të fundit më 22 qershor në një turne rajonal në Zhukovskiy. Në garën 100 metra me pengesa, ajo kapi kohën 14.06 sekonda, duke regjistruar një rekord kombëtar.

Raportohet se ajo shpresonte të kualifikohej në Lojërat Olimpike të vitit 2020 në Tokio dhe regjimi i saj i stërvitjes mund të ketë kontribuar në atakun kardiak.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco