Juventusi në alarm për Sarrin, klubi zyrtarizon njoftimin e rëndësishëm!

Juventusi në alarm për Sarrin, klubi zyrtarizon njoftimin e rëndësishëm!

19:05, 22/08/2019

Maurizio Sarri do të mungojë dy ndeshjet e para që Juventusi do të zhvillojë në startin e Serie A.

Shkak për këtë është bërë gjendja e tij shëndetësore, të cilën e konfirmon edhe klubi bardhezi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ditën e sotme tekniku italian i është nënshtruar testeve mjekësore që kanë konfirmuar se ai vuan nga pneunomia, një ftohje e rëndë në mushkëri, që mjekët i druhen më shumë një sëmundje të rrezikshme, për shkak të konsumimit të lartë të duhanit.

Gjithsesi Juventus bëri me dije se ai po ecën në rrugën e duhur drejt shërimit, për këtë do e lënë të qetë, derisa të riaftësohet plotësisht për të qenë në krye të skuadrës.

Sarri nuk do të jetë në pankinë kundër Parmës, humb edhe sfidën me Napolin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco