Rivaldo flet për dështimin e Coutinhos te Barça: ‘Messi është problemi…’

Rivaldo flet për dështimin e Coutinhos te Barça: ‘Messi është problemi…’

18:16, 22/08/2019

Kalimi i Philippe Coutinho në Bayern Munich ka zhgënjyer Rivaldon, por legjenda braziliane e pranon se nuk është kurrë e lehtë të luash në Barcelonë kur Lionel Messi vazhdimisht merr të gjithë vëmendjen.

Koha e Coutinhos në “Camp Nou” nuk kaloi ashtu siç ishte planifikuar dhe tashmë 27-vjeçari kërkon të rikthejë formën e tij të vjetër pas huazimit te bavarezët.

“Unë gjithmonë besoja se Philippe Coutinho kishte aftësi për të pasur sukses në Barcelonë, por gjërat ndonjëherë nuk shkojnë siç duhet dhe të dy palët ranë dakord për një transferim në Bayern Munich”.

“Jam pak i zhgënjyer për dështimin e tij në fitimin e një vendi titullar, por mbase ai ishte i pakënaqur, kështu që zgjodhi të transferohet në një klub tjetër të madh”, vijoi ai.

“Asnjëherë nuk është e lehtë të gjesh hapësirën tënde në një ekip ku Lionel Messi vazhdimisht merr gjithë meritat dhe përgjegjësinë. Ka pak lojtarë në botë që janë të aftë të arrijnë një situatë të tillë dhe të imponohen dhe mbase Coutinho nuk kishte durim të mjaftueshëm për të gjetur vendin e tij në ekipin katalanas”, tha Rivaldo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco