Ronaldo mund të transferohej te Arsenali, Interi ose Barça, por ja çfarë ndodhi...

Ronaldo mund të transferohej te Arsenali, Interi ose Barça, por ja çfarë ndodhi...

16:50, 22/08/2019

Cristiano Ronaldo ka pranuar se është takuar me trajnerin e atëhershëm të Arsenalit, Arsene Wenger para se të nënshkruante me Manchester United në verën e vitit 2003.

Portugezi ishte një talent në zhvillim, me klubet më të mëdha të Europës të vetëdijshme për potencialin që ai po tregonte në Sporting.

Barcelona dhe Real Madrid shfaqën interesimin e tyre, ashtu si dhe gjigantët e Serie A, Inter, ndërsa takimet u mbajtën me ‘Topçinjët’ në veri të Londrës.

“Kisha kontakte me kaq shumë ekipe të tjera, Valencia për shembull ishte një prej tyre”, tha fillimisht Ronaldo për TVI.

“Jam takuar me Arsene Wenger dhe do të shkoja te Arsenali”, vijoi rrëfimin portugezi.

“Kam biseduar edhe me Barcelonën, Real Madridin dhe Interi. Por pas miqësores kundër Manchester United, të cilët ishin të interesuar, ata shpejtuan negociatat dhe më transferuan në “Old Trafford” ”, tha portugezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco