Lukaku godet sërish United: Për çdo gjë akuzoheshim vetëm unë, Pogba dhe Sanchez

Lukaku godet sërish United: Për çdo gjë akuzoheshim vetëm unë, Pogba dhe Sanchez

14:07, 22/08/2019

Romelu Lukaku u transferua te Interi vetëm pak kohë më parë, pas një interesimi të gjatë nga ana e skuadrës së Antonio Contes.

Por nuk mungonte as dëshira e lojtarit për t’iu bashkuar, pasi tek United nuk ndjehej më i lumtur, sidomos përgjatë sezonit të fundit, ku për shkak dështimit të skuadrës një pjesë e madhe e fajit ra mbi të.

Belgu së fundmi është shprehur se në Mançester ishte e lehtë të gjenin justifikime, mjafton t’ia hidhnin fajin atij, Sançez apo Pogba për të dalë nga situata.

“ Atje duhej të gjenin dikë për të fajësuar. Ishte gjithmonë faji im ose i Pogba apo Sançez. Gjithmonë ishim ne të tre. Ajo që më bën për të qeshur është fakti se si gjërat shkonin keq te United, por me Kombëtaren time isha i lumtur.

Kishte diçka që nuk shkon, por ishte faji im? Nuk luajta në tre javët e fundit të sezonit dhe më kishin mbetur edhe tre javë para se të bashkohesha me Kombëtaren. Por isha aty, punova dhe nuk u ankova”, tha Lukaku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco