Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

I transferuari në këtë merkato verore largohet nga Real Madrid

I transferuari në këtë merkato verore largohet nga Real Madrid

13:48, 22/08/2019

Vetëm 2 muaj tek skuadra e Real Madrid, dhe  mesfushori japonez Takefuso Kubo është larguar nga skuadra, për tu huazuar tek Majorka.

Mesfushori u ble nga madrilenët në fillim të merkatos, ku paguan 2 milionë euro tek skuadra japoneze e Tokjos, të cilët zotëronin kartonin e lojtarit.

Gjatë përgatitjeve para-sezonale, Kubo, ra në sy me talentin e tij, por Zidane ka vendosur që ta huazoj për një sezon, në mënyrë që i riu të fitojë eksperiencë.

18 vjeçari refuzoi disa oferta nga La Liga, pasi dëshira e tij ishte që të qëndronte në Madrid.

Mirëpo së fundmi ai është bindur dhe  ka pranuar që ti bashkohet klubit të Majorkas, skuadër e sapo ngjitur në La Liga.

Ditën e sotme japonezi ka mbërritur në qytetin e Majorkës, për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas të nisë stërvitjen me skuadrën e re.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco