Ronaldo vlerëson Messin: E admiroj karrierën e tij

Ronaldo vlerëson Messin: E admiroj karrierën e tij

10:08, 22/08/2019

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë dy futbollistët më të mirë në botë.

Rivaliteti i tyre është i njohur nga të gjithë.

Ata kanë arritur që të fitojnë 10 topa të artë së bashku dhe vetëm vitin e fundit u arrit që të thyhej ky dominim i tyre, pasi Luca Modric arriti të marrë  topin e artë.

Ata ishin gjithashtu kryesorët e La Ligës për gati për një dekadë, me Ronaldon që luajti për Real Madrid midis viteve 2009 dhe 2018 para se të kalonte te Juventus.

“Unë me të vërtetë e admiroj karrierën që ai ka pasur deri më tani, dhe nga ana e tij, ai e ka thënë se kishte probleme kur unë u largova nga kampionati spanjoll, sepse ishte një rivalitet që ai e vlerësonte”, tha sulmuesi i Juves për kanalin portugez TVI.

“Është një rivalitet i mirë që ekziston në futboll, por kjo nuk bën përjashtim. Michael Jordan kishte rivalë në basketboll, Ayrton Senna dhe Alain Prost ishin rivalë të shkëlqyeshëm në Formula 1, e vetmja pikë e përbashkët midis të gjitha rivaliteteve të mëdha në sport është se ata janë të shëndetshëm”.

“Messi më bën një lojtar më të mirë dhe anasjelltas”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco