VIDEO/ Tifozët e Zvezdës përleshen me shqiptarët në Zvicër

VIDEO/ Tifozët e Zvezdës përleshen me shqiptarët në Zvicër

23:02, 21/08/2019

Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar në Bern të Zvicrës.

Ngjarja ndodhi para fillimit të ndeshjes mes Young Boys dhe Crvena Zvezdës ku disa tifozë serbë kanë sulmuar shqiptarët që ishin mbledhur në qytet për të parë këtë përballje.

Gjatë një shëtitje në sheshin e Bernit, “Delije”, tifozët e Crvena Zvezdës që njihen për krime dhe vandalizëm, kanë hedhur kanaçe të birrave në drejtim të një ndërtesës që gjendeshin shqiptarët e Kosovës.

Përveç kësaj, serbët kanë brohoritur edhe kanë kënduar këngë nacionaliste dhe shoviniste si “Kosova është Serbi” dhe fyerje tjera. Për një përplasje më të ashpër, kanë ndërhyrë policia zvicerane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco