Bayern jep 'OK' për shitjen e lojtarit, kërkon 25 milionë euro

Bayern jep 'OK' për shitjen e lojtarit, kërkon 25 milionë euro

21:26, 21/08/2019

Pas 8 vitesh, Jerome Boateng do t’i thotë lamtumirë Bayern Mynih.

Qendërmbrojtësi i ekipit bavarez nuk bën më pjesë në planet e trajnerit, Niko Kovac, i cili që në ndeshjen e parë në Bundesliga e la në stolin rezervë.

Për pasojë, klubi ka hapur “dritën jeshile” për një shitje të mundshme të 30-vjeçarit edhe pse Boateng ka një kontratë deri në vitin 2021 me kampionët e Gjermanisë.

Sipas “Marca”, skuadra bavareze kërkon 25 milionë euro nga shitja e lojtarit, ndërkohë që Bayern ka nisur rinovimin e skuadrës. Këtë verë janë larguar edhe Ribery, Robben, Hummels dhe Rafinha, ndërkohë që Boateng mund të jetë “lamtumira” e radhës.

Kujtojmë që prej vitit 2011, Boateng ka zhvilluar 287 ndeshje duke shënuar 8 gola me fanellën bavareze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco