ZYRTARE/  Fiorentina nënshkruan me Ribery

ZYRTARE/ Fiorentina nënshkruan me Ribery

15:09, 21/08/2019

Fiorentina zyrtarizuar transferimin e ish-mesfushorit Bayern Munich dhe Francës, Franck Ribery.

Francezi ka ardhur si një lojtarë i lirë pasi i kishte mbaruar kontrata tek ekipi i Bayern.

Ribery ka firmosur një kontratë dy-vjeçare me Fiorentinën, që raportohet se vlen 4 milionë euro në sezon plus bonuse.

‘Violët’ konfirmuan gjithashtu në një deklaratë se ai do të prezantohet të enjten në orën 16:30.

36-vjeçari filloi karrierën e tij në klubin e vendlindjes Boulogne dhe më vonë luajti për Galatasaray dhe Olympique Marseille.

Sidoqoftë, ai është më i njohur për 12-vjetët e tij te Bayern, me të cilët u bashkua në vitin 2007, duke fituar nëntë Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve në 425 paraqitje, gjithashtu shënoi 124 gola për ta.

Ai luajti 81 ndeshje për Francën, duke i ndihmuar ata të arrinin në finalen e Kupës së Botës 2006, ku humbën nga Italia.

Ribery bëhet nënshkrimi i pestë i Fiorentinës gjatë verës pas Pol Lirola, Milan Badelj, Kevin-Prince Boateng dhe Erick Pulgar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco