Mësohet data kur Eden Hazard do ta bëjë debutimin në La Liga

Mësohet data kur Eden Hazard do ta bëjë debutimin në La Liga

12:44, 21/08/2019

Futbollisti i transferuar në këtë merkato verore, Eden Hazard, ende nuk e ka bërë debutimin e tij në La Liga.

Kjo për shkak se pak para se të fillonte edicioni i ri futbollistik, ai u dëmtua në kofshën e majtë.

Drejtuesit e klubit madrilen nuk raportuan për mungesën e belgut, por sipas informacioneve të ‘AS’ 28 vjeçari do të kthehet në fushën e blertë në datën 14 shtator, ditë kur madrilenët do të presin në shtëpi Levanten.

Ish- futbollisti i Chelesat kështu do të jetë gati dhe për ndeshjet e para të Champions League, që do të fillojë në datat  (17-18) shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco