Merr fund gjithçka, Franck Ribery shfaqet me fanellën e klubit të ri

Merr fund gjithçka, Franck Ribery shfaqet me fanellën e klubit të ri

11:55, 21/08/2019

Kishte ditë që qarkullonte lajmi se Franck Ribery do t’i bashkohej ekipit të Fiorentinës. Pas dymbëdhjetë sezoneve te Bayern Munich, francezi ka vendosur që të vazhdoi karrierën e tij në Serie-A.

Francezi sapo ka zbritur nga aeroporti, ku u prit nga drejtuesit e ekipit “viol”.

36 vjeçari u shfaq i veshur me fanellën e klubit te Fiores në një foto që është postuar në rrjet.

Në një prononcim pak më parë për “Sky Germany” Ribery foli mbi këtë zgjedhje të tij të re.

“ Mu dha një mundësi për të luajtur dhe dy vjet të tjera, dhe jam i lumtur për këtë fakt. Një nga faktorët kryesorë që ndikoi në këtë nënshkrim ishte dhe familja," përfundoi Ribery.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco