Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Si lindi konflikti midis Icardit dhe Interit, tradhtia nga shoku i skuadrës

Si lindi konflikti midis Icardit dhe Interit, tradhtia nga shoku i skuadrës

08:42, 21/08/2019

Mauro Icardi  dhe Inter janë duke kaluar një periudhë tepër të vështirë mes tyre. Duket se rrugët e tyre janë të destinuara për tu ndarë.

Fundi i kësaj  historie nuk dihet si do të jetë, por të gjithëve i intereson se si lindi ky konflikt midis tyre.

Sulmuesi argjentinas është përpjekur gjithmonë të thotë se një ditë do të zbulojë të vërtetën se pse i hoqën shiritin dhe pse ndodhi e gjithë kjo polemikë, pikërisht me atë që ishte kapiten dhe që klubi i hoqi shiritin nga krahu! Pyetje që deri tani nuk kanë marrë përgjigjet e duhura, por që në versionin e fundit që ka qarkulluar, ende jo zyrtar dhe ende jo i publikuar në mediat kryesore italiane.

Praktikisht, historia nis në mesin e muajit janar, kur është koha që agjentë të ndryshëm dhe drejtues klubesh takohen, bisedojnë dhe hedhin themelet për të ardhmen. Në këtë rast, të ardhmen e Mauro Icardit, i cili kishte vendosur të largohej nga Interi dhe e kishte zgjedhur destinacionin: Juventus! Nuk ishte çështje rritje rroge dhe as rinovim, por një pakt që ishte bërë në një hotel në Bologna!

Image

Fati i keq i Mauro Icardit quhet Marcelo Brozovic, që atë ditë në Bolonja ishte në shoqëri të mikut të tij kroat, Pasalic, i cili luante te Atalanta dhe ishte ende në periudhë riaftësimi pas një dëmtimi. Brozovic ka ditën e pushimit që Spalletti u ka dhënë lojtarëve…

Ashtu si ai, edhe Icardi ka ditën e pushimit, por bën gabimin që bashkë me bashkëshorten Wanda Nara takohen me drejtorin sportiv të Juventusit, Paratici, pikërisht në një hotel në Bolonja. Brozovic sheh Icardin, Paraticin dhe Wandën që dalin nga holli i hotelit dhe u drejtohen makinave të tyre.

 

Nuk u beson syve kroati, por nuk bën spiunin dhe e mban të fshehtën brenda tij. Por, aty nis një periudhë jo e mirë për Icardin, që nuk shënon më dhe në fushë vetëm ecën, nuk ndihmon ekipin. Sapo mbaron ndeshja me Parman, ku vendos goli i Lautaro Martinez, në dhomat e zhveshjes Brozovic i thotë: “E morëm vesh që e ke ndarë mendjen të ikësh, por të paktën sillu si profesionist!”. Tërmet i vërtetë, batuta e Brozivic irriton Icardin që nis të konfliktohet dhe më pas deklaron publikisht se Brozovic dhe Perisic ecin në fushë dhe nuk ndihmojnë ekipin aspak…

Perisic ishte njoftuar gjithashtu për atë që kishte ndodhur. Sapo Icardi e akuzon publikisht, Brozovic vendos të thotë të vërtetën. Hapur dhe! Arrihet deri aty saqë kapen me duar dhe duhet ndërhyrja e Handanovic dhe Ranocchias për t'i ndarë….

Nainggolan do të shpërthente duke thënë se kurrë në jetën e tij nuk ka parë dhoma të zhveshjes si ato të Interit, për nga mënyra se si u sollën!

Ndërkohë, Marotta thërret Brozovic në zyrë bashkë me trajnerin Spalletti, duke i kërkuar fije për pe historinë që dinte ose atë që kishte parë.

Brozo tregon gjithçka dhe Interi vendos t'i hiqte shiritin Icardit, sidomos kur zbulon edhe disa mesazhe screenshoot të Wanda Nara me Paraticin.

Praktikisht, Juventusi i kërkon Icardit që të mos luajë dhe impenjohet, të plasë rrëmuja sa më shumë dhe Interi të mos shkojë në Champions, për të mos pasur para të duhura për merkaton dhe për të shitur edhe ndonjë yll, mes tyre Icardin, që kërkon ndërkohë rritje rroge të telekomanduar.

Icardi i akuzon të gjithë dhe premton se do të vërë në punë avokatin për shpifje dhe ofendim zyrtar. Interi dhe Marotta janë të vendosur. I komunikojnë presidentit Zhang të vërtetën. Ai mbetet i shokuar. Më pas, Icardi hiqet si i dëmtuar, për të kryer planin e shkatërrimit të Interit në mënyrë perfekte, siç i kishte kërkuar Juventusi Ëanda Nara.

Spalletti shfaqet në konferenca i irrituar dhe thotë se ajo që ka bërë Icardi është e pafalshme dhe se ai duhet t'i kërkojë falje të gjithë skuadrës! Tifozët nuk e kuptojnë: po për çfarë duhet të kërkojë falje?

Pikërisht për atë që kishte bërë, bashkë me të shoqen, duke takuar në mënyrë sekrete Juventusin. 

Kjo histori është treguar nga një person shumë i afërt me Marcelo Brozovic!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco