Revolucion në Gjirokastër, Dalipi: Objektivi i Luftëtarit është mbijetesa

Revolucion në Gjirokastër, Dalipi: Objektivi i Luftëtarit është mbijetesa

20:24, 20/08/2019

Në Gjirokastër ka nisur një revolucion i vërtetë, duke parë atë se çfarë kjo skuadër prodhoi në fundin e sezonit të kaluar.

Shumë titullarë u larguan nga bluzinjtë, një verë e zhurmshme me ndryshimin e presidencës dhe tashmë një skuadër që përgatitet për të surprizuar me stilin karakteristik. Luftëtari ka nisur të shohë dritën në tunelin ku ish futur, pasi ka gjetur trajnerin e ri, ka konfirmuar disa lojtarë të sezonit të shkuar si dhe janë afruar të rinj që me fanellën gjirokastrite shohin mundësinë për të kërcyer drejt një niveli akoma më të lartë.

Klevis Dalipi është emri i përzgjedhur për të drejtuar bluzinjtë të cilët jo vetëm duhet të bëjnë më të mirën në kampionat por të kthejnë dhe imazhin e duhur në Gjirokastër.

“Jemi profesionistë, kriza është totale në Shqipëri dhe duhet të marim rreziqet. Duhet të pranoj është situatë krejt ndryshe, me një skuadër të re me dy lojtarë nga edicioni i kaluar. Koha është e shkurtër për përgatitjet dhe kalendari i ngjeshur. Ajo që më bën optimist kanë qënë drejtuesit me presidentin Bekim Halili. Jam i ri në këtë profesion por kam shumë energji. Jam pritur mirë këtu nga të gjithë. Deri tani jam ndjerë komod në një ambient të qetë. Mbetet për tu parë”.

Pas largimit nga skuadra e parë, Dalipi drejtoi të rinjtë e Partizanit për të synuar tashmë hapin e radhës në karrierën e tij. Megjithatë të rinjtë janë baza e Luftëtarit këtë edicion, diçka që shton akoma më shumë vështirësitë në një kampionat që cilësohet shumë i egër.

“Shkalla e vështirësisë është e lartë pasi lojtarët e rinj kanë energji, por në kampionatin shqiptar duhet eksperiencë. Po mundohemi të afrojmë lojtarë me eksperiencë që mund të mbajnë peshën. Jam i parimit më mirë ai që do se ai që ka. Eksperienca duhet por do të shohim çdo të bëjmë”.

“Objektivi jonë është të ndërtojmë ekip kompetitiv dhe të qëndrojmë në Superiore. Më pas do të shohim në janar mund të bëjmë ndonjë ndërhyrje të vogël, qëndrimi në Superiore është parësor”.

 

“Kampionati shqiptar është i vështirë, futboll agresiv dhe luftë e fortë sportive. Nëse skuadra përgjigjet me grintë mund të dalë në idetë e veta.Fili është një lojtar profesionist që e kam stërvitur vetë. Rikthimi i tij është diçka e mirë. Kemi afruar edhe Andi Renjan nga kampionati bullgar. Rapo, Demo dhe Kuka janë nga sezoni i kaluar. Duhet 1 ose 2 lojtarë që të jenë lider në ekip”.

“Është Tirana e para, pastaj të shohim me Partizanin. Është ndjesi e mirë kalova 7 vjet por është kapitull i mbyllur. Një jetë e re për mua”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco