Robben mes surprizash: Ky është trajneri më i mirë që kam punuar!

Robben mes surprizash: Ky është trajneri më i mirë që kam punuar!

19:15, 20/08/2019

Arjen Robben e konsideron Pep Guardiolën si trajnerin më të mirë me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij.

Robben, i cili luajti me Chelsean dhe Real Madridin para se të nisej drejt Gjermanisë në vitin 2009, kishte mundësinë të punonte me disa nga trajnerët më të mirë në futboll.

Holandezi injoroi Jose Mourinho, Carlo Ancelottin por mbi të gjitha Jupp Heynckes me të cilin Bajerni arriti që të fitonte trofeun e Champions Leagues.

I pyetur se kush do të ishte në krye të listës rreth trajnerit më të mirë që ka punuar, ai tha: “Sigurisht që është e vështirë. Por nëse më pyesni se kush ishte më i miri, unë them Pep Guardiola. Më pëlqeu më shumë stërvitja me atë. I mençur nga futbolli, ai është thjesht i shkëlqyeshëm”.

“Kur erdhi Pep, unë isha tashmë 30 vjeç. Ju thjesht po përpiqeni të qëndroni konstant dhe të mos përkeqësoheni. Por nën drejtimin e tij unë u bëra përsëri më i mirë. Kam luajtur në pozicione të ndryshme, ku kurrë nuk kam menduar se do të luaja. Ai ishte më i miri”, përfundoi holandezi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco