Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

‘Messi nuk është më i miri në histori, sepse...’, deklarata nga ish-trajner i Spanjës

‘Messi nuk është më i miri në histori, sepse...’, deklarata nga ish-trajner i Spanjës

16:49, 20/08/2019

Lionel Messi nuk mund të konsiderohet më i madhi i të gjitha kohërave nëse nuk fiton Kupën e Botës, thotë ish-trajneri i Real Madrid dhe Spanjës, Jose Antonio Camacho.

Është e vështirë të argumentosh këtë deklaratë duke pasur parasysh të gjitha ato që ka fituar Lionel Messi gjatë karrierës me Barcelonën.

Por Camacho nuk e mendon këtë, dhe për ABC ai tha: “Ai është një lojtar shumë i mirë, por nuk mund të jesh më i miri në botë, e jo më në histori, nëse je argjentinas dhe nuk fiton një Kupë të Botës”.

“Ka vende me traditë më të vogël që kur të mos fitosh Kupën e Botës është më pak e rëndësishme, por Argjentina është një forcë mbizotëruese”, vijoi ai.

“JO, pa një Kupë Bote, Messi nuk mund të jetë më i miri në histori”.

“Triumfi në Botëror është kulmi dhe argjentinasit gjithmonë do ta kërkojnë atë”, përfundi Camacho.

 

Për shumë njerëz, Messi është futbollisti më i mirë në të gjithë historinë e futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco