Ish-futbollisti i njohur pyetet mbi transferimin e mundshëm të Icardit te Napoli: Do të ishte ideale, më kujton...

Ish-futbollisti i njohur pyetet mbi transferimin e mundshëm të Icardit te Napoli: Do të ishte ideale, më kujton...

14:35, 20/08/2019

Ku do të luaj Icardi? Kjo është pyetja që askush nuk i ka gjetur përgjigje.

Në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport” ish- futbollisti i njohur i skuadrës së Napolit, Andrea Carnevale, u pyet mbi transferimin e mundëshëm të futbollistit, te ekipi napolitan.

"Më pëlqen shumë, Mauro është një gjarpër në zonë, ai është aq inteligjent sa ia del mbanë gjithnjë për tu pozicionuar ku duhet, për të arrirë topin.

Për lojën që zhvillon Napoli ai do të ishte ideal. Më kujton Careca  e famshëm”, përfundoi Carnevale.

Antônio de Oliveira Filho (Careca) luajti për skuadrën e napolit nga viti 1987 deri në vitin 1993.

Me skuadrën napoletane ish-sulmuesi zhvilloi 164 paraqitje dhe shënoi 73 gola.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco