Duarte prezantohet tek Milan: Ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e 'kuqezinjëve'

Duarte prezantohet tek Milan: Ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e 'kuqezinjëve'

13:21, 20/08/2019

Blerja më e re e Milanit Leo Duarte u prezantua ditën e sotme në një konferencë për mediat, në qendrën sportive në Milanello.

Dhe në fjalët e tij të para u shpreh se ndihej shumë i lumtur që është pjesë e klubit milanez.

"  Ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e Milanit. Babai më ka folur gjithmonë mirë, është bukur të jesh këtu! Jam krenar". 

"Kur më telefonoi Maldini ishte duke bërë shopping me gruan time... babai është fans i Paolos dhe jam krenar që do të luaj me “kuqezinjtë” . Dua të jem pjesë e historisë së këtij klubi”.

"Sigurisht, futbolli brazilian është ndryshe nga ai italian dhe europian, sidomos taktikisht. Kam nevojë ende për disa ditë për t'u përshtatur me idetë e trajnerit dhe klubin. Dua të njoh mirë mekanizmat e Giampaolos".

"Mendoj se për fizikun dhe trupin mund t'i ngjaj pak Thiago Silvas, por me këmbë në tokë... Nëse  do të kem gjysmën e suksesit të tij, do të jem i lumtur".

Konkurrenca? "Milani ka mbrojtës me cilësi, nëse duhet të haj barin për të fituar një vend titullari, do ta bëj pa hezituar. Do të jetë garë e shëndetshme".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco